Policia e Dibrës ka dhënë detajet e para për ngjarjen, ku një i ri u gjet jashtë spitalit të Bulqizës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, 20-vjeçari Sh.S. është dërguar me helikopter drejt Tiranës, ku gjendja e tij është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë rrëzuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:50.datë 10.06.2018, në ambjentet e jashtme të  Spitalit të Bulqizës, është gjetur  shtetasi Sh.S, 20 vjeç, banues në Bulqizë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Bulqizës, i dëmtuari është dërguar me helikopter drejt Tiranës, ku sipas konfirmimeve paraprake të mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Bulqizë, me të marrë njoftimin ka ngritur grupin hetimor, duke nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave te kësaj ngjarje .

Paraprakisht dyshohet se shtetasi Sh.S mund të jetë rrëzuar  në rrethana ende të paqarta.