Një ngjarje e rëndë është shmangur në një familje shqiptare që jeton në Itali. Pak pas orës 10 të mbrëmjes së djeshme, një burrë ka qëlluar disa herë me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në apartamentin ku jeton çifti shqiptar rreth 30 vjeç, në Viale Dante, me dy fëmijë të vegjël. E gjitha sipas hetimeve të deritanishme ka ndodhur për shkak të një sherri të bashkëshortëve për arsimimin e fëmijëve.
Në kulmin e debatit të nxehtë, i riu rrëmbeu një thikë kuzhine dhe ka qëlluar bashkëshortin e tij përpara syve të fëmijëve që kishin mbetur të habitur.
Policia ndërhyri menjëherë dhe ka shmangur tragjedinë. Gruaja u dërgua në spital dhe burri në polici.





