Një djalë i ri është gjetur me plagë në gjendje të rëndë rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të diele i lene përpara deres së spitalit të Bulqizës.
I plagosuri eshte identifikuar si 20-vjeçari, Shkëlqim Spahiu. Ai mesohet se eshte pare nga një banor që kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Por nuk dihet ende nëse i riu ka shkuar vetë deri te porta e spitalit, apo e kanë lënë aty të tjerë.
Policia e njoftuar nga mjekët ka nisur hetimet. Mjeket thane se i plagosuri ka qene me plagë të rënda në kokë dhe në këmbë, e për pasojë e kanë nisur me helikopter drejt Tiranës.
Dyshimet e para flasin per nje tentative vrasje, sakaq nuk perjashtohen edhe pistat e tjera.





