Një efektiv policie ka marrë plagë në trup pasi makina me të cilën ai po udhëtonte është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Gostime -Gramsh, pranë fshatit Banje.

Polici i komisariatit të Cërrikut, Dritan Meçaj është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit në makinën ku po udhëtonte efektivi i policisë.