Gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Banesa 2”, Policia e Tiranë ka arrestuar një biznesmen në fushën e ndërtimit pasi akuzohet për mashtrimi.

Shtetasi Besnik Allmuça 57 vjeç, akuzohet se u ka shitur të njëjtin apartament dy personave.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi shtetasi G. Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë".

Policia gjithashtu ka proceduar në gjëndje të lirë Administratoren dhe Ekonomisten e firmës së ndërtimit, përkatësisht.

– A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit )

– G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë ( me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit )

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “ Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal.