Prej ditës së djeshme në familjen Çuni në Tiranë janë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të vajzës 19-vjeçare, Xhuljetës.

Këtë të shtunë dasmash, rreth orës 12:00, Xhuljeta është përcjellë për në banesën e fundit, duke lënë pas zemrën e thyer të prindërve e motrës së vogël dhe të gjithë të afërmve.

Mes lotësh e dhimbjes së madhe, se iku pa radhë e në moshë fare të re, të afërm e miq, janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën.

E veshur me vellon e bardhë me të cilën nuk mundi të nusëronte për së gjalli, Xhuljeta do të prehet në varrezat e Paskuqanit, raporton “DurrësLajm”.

Xhuljeta Çuni u vra me dy plumba në kokë ditën e djeshme në zonën e “Don Boskos” nga 31-vjeçari, Xhafer Mata i cili vrau veten 15 minuta pas krimit që kishte kryer.

"DurrësLajm" mëson se ceremonia mortore e Matajt është zhvilluar në qytetin e Kukësit, nga ku kishte edhe origjinën.