Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e rrepta gjatë fundjavës për drejtuesit që thyejnë rregullat e qarkullimit. Kështu, natën e kaluar policia ka evidentuar një të ri nga Durrësi me shpejtësi skëterrë, të cilit i ka bërë shenjë për të ndaluar.

Por, siç njoftojnë forcat blu, 29-vjeçari durrsak nuk ka ndaluar, duke rrezikuar jetën e punonjësve, jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, pasi lëviste tej normave të lejuara me automjetin e tij.

Me Policine Rrugore te Tiranes.

Fundjavë/argëtim por jo abuzim me rregullat e qarkullimit.

200 km/h, 29 vjeçari nga Durresi.

Papergjegjshmeri ne drejtim te automjetit.

Nuk i ndalon policise duke rrezikuar jeten e punonjesve te policise, jeten e tij e te perdoruesve te rruges, por kapet pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit.

-Një drejtues mjeti i përgjegjshëm të ndihmon të festosh dhe një ditë tjeter.

-Shpejtësia të nxit, por të vret.

Po kështu në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet është verifikuar se shtetasi me iniciale E.D., 36 vjeç, drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit në masën 0.91 mg/l.

 

“Drejtues mjetet kujtohuni gjithmonë – alkooli shkon në stomak, por turbullon kokën dhe një mjet drejtohet me kokë!”, shkruan policia.