Policia e Durrësit jep detajet  para nga krimi në familje I regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr.15, rreth orës 19.55.

Sipas policisë, shtetasja 40-vjeçare Ana Shaholli ka shkuar në spital e lënduar në kokë dhe ka ndërruar jetë, si pasojë e goditjes me mjete të forta nga bashkëshorti.

Ky i fundit, shtetasi Çlirim Shaholli është shoqëruar në ambientet e  policisë Durrës dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Mësohet se çifti ka 6 fëmijë të mitur.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A.  Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.