Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se 31-vjeçari Xhafer Mata është divorcuar në janar të vitit 2018, ndërsa ka pasur dhe një fëmijë të vogël 1 vjeç.
Mësohet se ai e kishte përzënë gruan nga shtëpia dhe prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, të cilën e vrau mëngjesin e sotëm së bashku me veten.
Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje babanë e viktimës, Taip Mata, dhe disa persona të tjerë.





