Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje nga Interpol Roma-Itali është arrestuar në Elbasan me qëllim ekstradimi në Itali.
Aleksandër Ramazani, banues në Peqin, është dënuar me 4 vite e një muaj burg nga Gjykata Perdonone Italiane për vjedhje.
"Gjykata Perdonone Itali, me vendimin Nr.134/2018CO, e ka dënuar Aleksandër Ramazanin me 4 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, "Vjedhja" parashikuar nga nenet 624, 61, 99, 81, të Kodit Penal Italian,"-raporton policia.





