Pesë persona janë arrestuar në Tiranë nga një kontroll blic i policisë për posedim dhe shpërndarje të drogave të forta si heroinë.
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:
Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë (pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa dhe 2 celularë).
Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banues në Tiranë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. Sh., 40 vjeç (pasi në Yzberisht në një lokal gjatë kontrollit fizik të ushtruar A. Sh., ju gjetën dhe bllokuan 3.2 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë dhe në banesën e O. Sh., iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa)
Enzo Meçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ilir Kadumi, 35 vjeç, banues në Tiranë (pasi në rrugën ‘Bardhyl’, pranë kryqëzimit me rrugën “Hoxha Tahsim”, gjatë kontrollit të mjetit të shtetasit I. K., tip ‘BMV’ dhe pasagjer shtetasin E. M., ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale disa qese farmaceutike me 85 doza lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa).
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të arrestuarve për veprën penale ‘prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’.





