Një gjyqtar ka dënuar një nënë me burgim të përjetshëm dhe të dashurin e saj me dënim me vdekje për vrasjen e djalit 8-vjeçar, pasi besonin se ai ishte homoseksual.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Los Anxhelos, George Lomeli, i tha çiftit se shpresonte që të zgjoheshin në mes të natës dhe të mendonin për dëmtimet që i shkaktuan djalit Gabriel Fernandez.

"Unë vetëm shpresoj…që kjo t'ju torturojë", tha gjyqtari.

Gabriel ishte rrahur, lënë pa ngrënë, ishte lidhur, mbyllur në një dollap, qëlluar me armë dhe një herë iu ishin thyer dhëmbët me shkop, tha gjyqtari.

Gjithashtu djalit i ishte thyer kafka, kishte brinjë të thyera dhe djegie në të gjithë trupin.

Nëna e Gabriel, 34-vjeçarja Pearl Fernandez u shpall fajtore për vrasjen e djalit të saj në shkurt. Ndërsa një juri shpalli fajtor të dashurin e saj, 37-vjeçarin Isauro Aguirre, për vrasje vitin e kaluar, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Vëllezërit e 8-vjeçarit dëshmuan se Fernandez dhe Aguirre e thërrisnin homoseksual, e dënonin nëse luante me kukulla dhe e detyronin që të vishte rroba vajzash në shkollë.

"Është e qartë që është veprim i tmerrshëm dhe ç’njerëzor. Është përtej kafshërisë sepse kafshët dinë se si të kujdesen për të vegjlit e tyre", tha gjyqtari Lomeli.