Ky që shihni në këtë foto është Xhaferr Mata nga Kalimashi i Kukësit, i cili ekzekutoi me pistoletë një 19-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Don Boskos, në rrugën “Eshref Frasheri”. Xhulieta Çuni 19 vjeçe nga fshati Vinjoll, nuk mundi dot t'i mbijetonte plagëve dhe vdiq menjëherë.
31-vjeçari është në vdekje klinike. Ai kishte mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës për inxhinier mekanik dhe jetonte prej vitesh në kryeqytet.
Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi.





