Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një 31-vjeçar ka vrarë me pistoletë një vajzë dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e "Don Boskos" në Tiranë. Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Sipas policisë, viktima është identifikuar si 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni, ndërsa autori i cili ka mbetur i plagosur është Xhafer Mata.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një krim pasioni. 

Njoftimi zyrtar i policisë

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen "Eshref Frasheri", shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.