Një djalë i ri ka vrarë veten me pistoletë mesnatën e djeshme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 26-vjeçarit R.R. në fshatin Mesaplik. Sipas dyshimeve të para, thuhet se i riu e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





