Një grua nigerane e cila është përdhunuar nga katër shqiptarë të Kosovës në një shtëpi të Ëelschnofen (Tiroli Jugor), ka identifikuar agresorët e saj para trupit gjykues.

Ajo ka treguar gjithçka ka ndodhur dhe ka fajësuar katër burrat me origjinë nga Kosova, se e kanë “dhunuar gjatë gjithë natës”.

Nigerania punonte si prostitutë dhe fillimisht ishte thirrur nga njëri prej tyre, ndërsa më pas ky i fundit kishte thirrur edhe tre shokë të tjerë, transmeton albinfo.ch.

Katër personat ndodhen në paraburgim, pasi Gjykata nuk ka menduar t’ua lehtësojë dënimin.

Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit në Tirolin Jugor dhe është zbuluar më pas nga policia pas denoncimit. Pas ngjarjes, gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen tek autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.

Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtim, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.