Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Delvinë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë i mundur arrestimi i shtetasit:
- Paolo Xhaferi, 39 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër.
Ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, shtetasin K.Ll, i cili u shpall në kërkim pasi ditën e djeshme në lagjen “18 Shtatori”, ka plagosur me armë zjarri shtetasit V.B dhe Xh.G, 36 dhe 52 vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të parashikuara nga nenet 302, 79, 22 dhe 278 të Kodit Penal.





