Një 34-vjeçar në Durrës është kapur nga policia me lëndë narkotike në makinë.
Mësohet se shtetasit O.H., 34 vjeç, banues në Durrës i është kapur dhe bllokuar 1 dozë lëndë narkotike e llojit Marijuanë.
Burimet zyrtare informojnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa 34-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin tip "Benz" në lagjen nr.11 të qytetit.
Materialet për rastin në fjalë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Ndaj 34-vjeçarit rëndojnë veprat penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", sipas neneve 283/1 e 291 të Kodit Penal.





