Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga punonjësit e Policisë Kufitare Kakavijë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi O.G., 36 vjeç banues në Elbasan.

Policia njofton se ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë përpunimit të informacionit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije rezultoi i shpallur në kërkim.

I arrestuari është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin datë 26.10.2017, me gjashtë muaj burg për veprën penale "Vjedhja", neni 134/1 i Kodit Penal.

36-vjeçari iu dorëzua patrullës së policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.