Dy adoleshentë nga Durrësi kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të jashtëligjshme.
Mësohet se shtetasit F.Gj, vjeç 17, dhe D.V., vjeç 17, të dy banues në Durrës, më datë 05.06.2018 kanë kaluar në afërsi të P.K.K. Muriqan, Shkodër.
Ndaj, ditën e djeshme, policia ka referuar materialet në ngarkim të dy adoleshentëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.
Ata akuzohen për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror" sipas nenit 297 të Kodit Penal.
NJOFTIMET E POLICISË
*Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.Gj, vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.06.2018, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
*Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin D.V., vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 05.06.2018, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.





