I ftuar në “Top Show Magazine”, Ermal Meta vlerësoi lart një nga konkurrentët që ai pati në Festivalin Europian të Këngës.
E sipas tij, më i miri në Eurovision ishte shqiptari që përfaqësonte Shqipërinë, Eugent Bushpepa.
“Më duhet të them të drejtën. Eugenti këndoi shumë më mirë se unë. Është një këngëtar jashtëzakonisht i mirë. Këndoi më mirë nga të gjithë atje”, u shpreh Ermal Meta.
E fakti se Italia nuk e vlerësoi me pikë këngëtarin shqiptar që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ishte një tradhti.
“Fakti që Italia nuk i dha 12 pikë ishte një tradhti e vogël. I dhanë pikë Norvegjisë, nuk e kuptoj”, tha Ermali gjatë intervistës me Alban Dushin në “Top Show Magazine”.





