Djali i ri që tentoi t’i japë fund jetës pasditen e sotme në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit mësohet se është një person me precedent penalë.

I riu 28-vjeçar R. Pero ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur këtë të mërkurë. rreth orës 16:00.

Sipas policisë, akti ekstrem i ndërmarrë nga i riu është bërë në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike.

28-vjeçari kishte dy javë që kishte dalë nga burgu. Policia e identifikon si kontigjent problematik, pasi ai është arrestuar për shpërndarje lëndësh narkotike me doza te vogla dhe dhunë në familje.

Informacion paraprak:

Më datë 06.06.2018, rreth orës 16:00, në lagjen Nr. 1 Durres, është vetëdjegur shtetasi R.P. 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.