Një aksident i ndodhur ditën e djeshme në Vorë nuk është përjetuar mirë nga një djalë i ri i cili në gjendje ankthi ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë ilace.
Sipas policisë, më datë 05.06.2018 në rrugën “Skënderbeu” në Vorë, shtetasi A.V, vjeç 26 , banues në Vorë, pas një aksidenti të ndodhur me mjetin tip “Toyota”, duke qenë në gjendje ankthi, ka pirë një dozë të madhe medikamentesh.
Mësohet se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë.





