Rrëshqitje gurësh ka pasur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur Kenadha.
Sipas informacioneve të para, mësohet se nga rrëshqitja e gurëve është goditur një autobus me punëtorë, ku për pasojë janë lënduar dy gra.
Siç duket nga pamjet, mjeti është dëmtuar në pjesën e pasme, ku i janë dëmtuar kryesisht xhamat.
Nuk dihet ende arsye e rrëshqitjes së gurëve, ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugës.





