Ka vijuar me debate mes të ftuarve emisioni “Studio e Hapur” në “News 24”.

Teksa po diskutohej rreth emigracionit masiv të shqiptarëve, të cilët zgjedhin të largohen nga Shqipëria, ka shpërthyer një debat mes gazetarit Arian Çani dhe analistit Shpëtim Nazarko.

Pjesë nga debati:

Nazarko: Po s’mund të shkoj pas avazit tënd tani. Është pikëpamje tjetër, nuk është se unë po kundërshtoj profesorin. Ne kemi zgjedhur sistemin kapitalist. Bazë kemi mekanizmin kërkesë-ofertë. Këtu nuk realizohet mekanizmi kërkesë-ofertëa. Arsyeja e parë është varfëria. Është ndërtuar një sistem idiot.

Çani: Për mua është mashtrim kjo pjesa që i çojmë kalamajt jashtë se bëhen më të mirë. Është mit.

Nazarko: Çfarë miti është, ata kanë ndërtuar botën.

Çani: Pse na lë në duar të të ftuarve?

Vasili: Është debati.

Çani: Po çfarë debati… kur e ftova unë në debat nuk erdhi, kam punët e mia tha. E kupton sa fyese është. Ajo e kalamajve për mua është budallik i paparë.