Olti Curri njihet si një ndër personat që ka gjithmone kritika për gjithçka, ndërkohë që pasi u përfol për ‘sulmin’ ndaj Rita Orës, ka zgjedhur që ‘shigjeta’ e rradhës t’i drejtohet gruas së kryeministrit, Linda Rama.
Rama ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ndërsa diçka prej saj nuk i ka pëlqyer fare blogerit.
Me anë të disa postimeve, Olti Curri ka thënë se bashkëshortja e kryeministrit i drejtohej vetes në vetën e tretë, ndërsa ka vijuar ironinë se një psikolog me kaq shumë personalitete në familjen e tyre mund të paguhet mjaft mirë.





