Një krokodil ka vrarë një pastor protestan, i cili do bënte një pagëzim pranë liqenit në Eiopinë jugore. Docho Eshete po zhvillonte ceremoninë për rreth 80 persona në mëngjesin e së dielës (3 qershor).

BBC njofton se banorët dhe policia kanë zbuluar se krokodili ka kërcyer nga uji dhe ka sulmuar pastorin. Ai vdiq pasi u kafshua në këmbë, në të pasme dhe në duar. 

“Pastori pagëzoi personin e parë dhe më pas kaloi tek një tjetër. Papritur, një krokodil kërceu nga liqeni dhe kapi pastorin”, tha banori lokal Ketema Kairo.

Pavarësisht përpjekjeve të peshkatarëve dhe banorëve, jeta e pastorit nuk mund të shpëtohej. Të gjithë morën rrjeta peshkimi që krokodili të mos merrte trupin e vdekur në liqen. Pas këtij momenti, zvarraniku u arratis.