Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 14:25 në Tiranë, në Digën e Liqenit të Farkës ka humbur jetën një fëmijë i mitur.
Në njoftimin e policisë thuhet se, paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, të ketë qënë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.





