Një sasi prej rreth 700 kg drogë janë sekuestruar nga Policia e Vlorës.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se lënda narkotike është gjetur te depot e Valanidhit në zonën e Karaburunit.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në disa çanta në breg të detit dhe dyshohet se do të trafikohej drejt Italisë. Për momentin nuk ka asnjë person të ndaluar.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe pritet të japë informacione në vijim.