Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi po i nënshtrohet procesit të Vettingut.

Seanca po zhvillohet në ambientet e KPK dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Prençi i cili është një ndër prokurorët që po merret me çështjen "Tahiri", do të vlerësohet për tre kritere, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Sa i përket pasurisë, Dritan Prençi ka deklaruar se ka blerë në 2008 një apartament 70 m2 në Kashar, i likuiduar me kredi. Ai ka një automjet në vlerën 50 mijë lekë, tokë bujqësore e pandarë në pronësi të babait ndodhur në Reç të Dibrës.