Zbardhen detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e 4 qershorit në Vlorë. Një automatik është gjetur rreth 30 metra larg vendit ku ndodhi vrasja e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj.

Nuk dihet se kujt i përket automatiku pasi është vrarë me pistoletë dhe burime nga ekspertiza mjeko-ligjore tregojnë se plumbi që i ka shkaktuar vdekjen ka qenë ai në kokë.

Mendohet se në ngjarje janë përfshirë tre persona: viktima dhe dy autorët.

29-vjeçari ishte kontigjent i njohur nga policia dhe ishte arrestuar disa kohë më parë për trafik droge.