Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur në vendin e njohur si ish-kombinati i peshkut.
Është qëlluar me breshëri drejt një mjeti tip “Ford” me targa italiane.
Paraprakisht flitet për një person të vdekur, por nuk behet ende i ditur identiteti i tij.
Policia ndodhet ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e ketij krimi dhe identifikimin e autorit/ve.





