Një tjetër protestë u mbajt sot para ambienteve të ministrisë së Brendshme.
Të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së nga Tirana, Shkodra dhe Lezha protestuan para ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës.
Ata shfaqën një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.
Ekspozita përmban faqet e para të mediave; Financial Times, Huffington Post, Corriere Della Sera, Independent Journal Review, L’Echo, The Times, Fox News, Berliner Kurier, Le Courrier des Balkans, Libero 24×7, Grasland, Br.de Bayerischer Rundfunk, DutchNews.nl, La Stampa Torino etj.
Në protestë nuk munguan edhe simbolika të tjera si “leket e drogës” apo “qeset me kokainë” në oborrin e ministrisë së pagëzuar si “ministria e Drogës”.





