Të tjera raste vjedhjesh janë shënuar në qytetin e Durrësit. Siç bëhet me dije nga burimet zyrtare, një lokal dhe një automjet tip “Benz” kanë rënë pre e hajdutëve gjatë natës.

Policia njofton se më datë 03.06.2018, në lagjen nr.15 të qytetit bregdetar është vjedhur një lokal në pronësi të shtetasit M.R., vjeç 25, banues në Durrës, ku kanë marrë disa televizorë.

Ndërsa automjeti tip “Benz” është vjedhur në lagjen nr.13, Plazh. Mësohet se makina në pronësi të 40-vjeçarit P.SH., nga Tirana, ndodhej pranë banesës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve të të dy rasteve. Neni 134 i Kodit Penal.

NJOFTIMET E POLICISË

*Më datë 03.06.2018, gjatë natës, në lagjen 15, është vjedhur një lokal në pronësi të shtetasit M.R., vjeç 25, banues në Durrës, ku kanë marrë disa televizorë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

*Më datë 03.06.2018, gjatë natës, në lagjen 13, Plazh, pranë banesës, shtetasit P.Sh., vjeç 40, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.