Mbrëmjen e djeshme këngëtarja me famë botërore Rita Ora ndezi sheshin "Skënderbej" në Tiranë, teksa për 60 minuta performoi përpara mijëra shqiptarëve.

Por krejt të kundërtën e asaj që ndodhi mbrëmë në kryeqytet kanë bërë grupi legjendar i muzikës shqiptare, Elita 5. Siç mund ta shihni në videon e publikuar nga newsbomb.al, ata koncertet i bëjnë edhe në autostradë.

Grupi Elita 5 është filmuar duke performuar në rrugët e Tiranës, hipur mbi një kamion. Kjo performancë aspak e zakontë por tepër emocionuese është ndjekur me plot emocion nga njerëzit që i kanë parë grupin legjendar teksa dhuronin muzikë për ta.