Të gjithë personat që u aksidentuan një dië më parë në aksin rrugor Vorë –Fushë-Krujë ishin nga Durrësi dhe një nga Tirana, një prej të cilëve gjeti dhe vdekjen më pas në spital.
Viktima është 63-vjeçarja S. Brunga, ndërsa të aksidentuarit janë pasagjerja D.R., vjeçe 30, banuese në Durrës, dhe dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën: E.D., vjeç 34, banues në Tiranë dhe A.B., vjeç 30, banues në Durrës.
Policia njofton se ka arrestuar 34-vjeçarin nga Tirana, ndërsa për të plagosurit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi më datë 03.06.2018, në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues A.B., vjeç 30, banues në Durrës, për pasojë është aksidentuar me vdekje pasagjerja S.B., vjeç 63, banuese në Durrës, dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja D.R., vjeçe 30, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.





