Debate të forta ka patur mes deputetit socialist të Durrësit, Fidel Ylli dhe deputetit demokrat Luçiano Boçi në Komisionin e Mdias, teksa po dëshmonte për dhunën e protestës së 26 majit, kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Blendi Kasmi.
Deputeti socialist, me foto të 21 janarit në duar, akuzoi opozitën si vrasës të 4 personave në bulevard, ndërsa cilësosi Kasmin si gazetar partie që viktimizohet.
Nga ana tjetër në mbrotje të Kasmit ka dalë deputeti Luçiano Boçi e të dy nuk i kanë kursyer të folurën me ton të lartë, e fjalët fyese ndaj njeri -tjetrit.
Fidel Ylli: Ju vratë 4 veta në bulevard futët në burg gazetarë, ca i larguat në azil dhe vini tani me një gazetar anëtar partie që bën viktimën këtu. Ky gazetar është viktimë jo gazetar i medias së lirë.
Luciano Boçi: Mbylle gojën!
Fidel Ylli: Ik ore lëngaraq, u bëri ti të më ndërpresësh fjalën
Luçiano Boçi: Langaraq je ti!
Albana Vokshi: Qetësi!
Luçiano Boçi: Mbylle gojën!
Fidel Ylli: Gojën mbylle ti…katër vrasje qeveria jote, katër, katër
Luçiano Boçi: I vetmi që është gëzuar me ato katër vrasje ka qënë Edi Rama, legen
Fidel Ylli: Legen je ti, lëngaraq, halabak, je rrugaç, kryerrugaç dhe ordiner
Luçiano Boçi: Rrugaç je ti që ju pret fjalën kolegëve këtu, që nuk respekton radhën
Albana Vokshi: E shara dhe e fyera…





