Në vijim të operacionit "Bogota", policia italiane ka goditur një grup italo-shqiptar të trafikut të drogës. Operacioni që përfshin 51 subjekte të kombësisë italiane dhe shqiptare, të cilët hetohen për posedim dhe trafik të drogës, u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit, ndërsa janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë.
Shqiptarë e arrestuar janë shtetasit me inicialet, M.M., 29 vjeç dhe E.L., 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 vjeç, u caktua masa e arrestit shtëpiak.
Lënda narkotike trafikohej me mjete lundrues nga Shqipëria e më pas me automjete tip furgone nga brigjet e Lecces e Brindizit drejt qyteteve të tjera italiane në rajonet e Lombardias, Toskanës, Emilia Romagna, Sardebjës e deri në Belgjikë.
Dhjetë persona janë arrestuar me herët gjatë operacioneve në vende të ndyrshme të Italisë në Bolzano – Livorno – Lecce dhe Brindisi, duke sekuestruar edhe sasira të mëdha droge, si 600 kg marijuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë.





