Ndër 700 mijë ndjekësit që ka në rrjetin social “Instagram”, mund të themi që pjesa më e madhe e tyre e ndjekin Lori Hoxhën për të parë se çfarë ka veshur apo për të mësuar detaje më shumë nga jeta dhe udhëtimet e saj luksoze.
Markat që vesh, makinat e shpejta apo dhe udhëtimet nëpër botë, mbizotërojnë në rrjetin e saj.
Këtë të diel, Lori ka qenë e ftuar bashkë me motrat e saj në 1-vjetorin e një vogëlushi, dhe sigurisht që nuk mund të mungonin disa foto nga festa.
Lori kishte zgjedhur një fustan të shkurtër të bardhë të markës “Capulet”, të cilin e ka etiketuar vetë në “Instagram”. Por sa ka kushtuar ky fustan kaq i këndshëm?
“DurrësLajm”, pas një kërkimi në internet, në faqen zyrtare të “Capulet Company”, u njoh me çmimin e tij… kushton 161 dollarë dhe del i shitur. Aspak i shtrenjtë për trashëgimtaren e “Top Channel”-it.





