Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për një mjet tip ‘Ford’ dhe një ‘Golf’.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve. Policia Rrugore ka nisur hetimin për të zbuluar dinamikën e aksidentit.