Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka publikuar në rrjete sociale foto nga aeroporti ku ka treguar se në pak kohë do të performojë për publikun në Tiranë.

Por ajo që ka rënë në sy është se Rita është shfaqur me një pamje tërësisht të ndryshuar. 

Këngëtarja tashmë i ka flokët e kuqe dhe duket se do të elektrizojë publikun në performancën e kësaj mbrëmje.

Sëbashku me të është edhe babai i saj, të cilin Rita e ka publikuar në rrjete sociale.