Një 71-vjeçar nga Shkallnuri, pasi e kishte tepruar me gotat e alkoolit që kishte konsumuar, është futur në telashe.
Ndërsa po udhëtonte me mjetin e tij tip “Volksvagen” në lagjen nr.13 në Durrës, nuk ka mundur të ecë në vijë të drejtë. Me pasqyrën e makinës së tij ai ka dëmtuar dy mjete tip “Benz”, në pronësi të shtetasve R.T., dhe S.S., vjeç 30 e 64, banues në Durrës.
Policia e Durrësit, pasi e ka dokumentuar si rast, ka nisur procedimin penal ndaj të moshuarit M.K. që akuzohet për “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.





