Para disa ditësh u publikua në media një ngjarje tronditëse, ku një i ri shqiptar ka vrarë të atin në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur më 27 maj, por vetëm para disa ditësh 26-vjeçari pranoi se ishte ai që qëlloi me çifte të atin.
Ditën e sotme i riu ka dalë para gjukatës, ndërkohë që u prit nga një grumbull njerëzish që brohorisnin pro tij.
Sipas burimeve policore, djali kishte vrarë babain pasi ai abuzonte seksualisht me të dhe të motrën.
Ndërkohë që shoqërohej brenda gjykatës njerëzit lëshonin thirrje: Të lumtë! Bravo! Ne jemi me ty! Ne jemi krah teje!
Qytetarët e mbledhur për ta përkrahur thanë para kamerave se 26-vjeçari ishte njeri shumë i mirë, kishte qenë fëmijë i qetë, me një karakter që nuk shqetësonte kurrë dhe as provokonte tensione në shoqëri.
Mësohet se ai i kishte thënë policisë greke se e vrau babanë pasi 70-vjeçari jo vetëm që kishte abuzuar seksualisht me të, por po abuzonte edhe me dy motrat dhe vëllezërit më të vegjël nga martesa e tretë, me një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar.





