Një person është plagosur me thikë këtë të diel rreth orës 10:20, ndërsa policia ka identifikuar dhe kapur autorin. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rragam, Shkodër, ku mësohet se ka mbetur i plagosur 49-vjeçari me inicialet A. H, banues në fshatin Rragam.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, 61-vjeçarin Ludovik Ahmataj.

Grupi hetimor po kryhen veprime për sqarimin e rrethanave të ngjarjes