Policia ka ndaluar një 32-vjeçar nga Durrësi të shpallur në kërkim kombëtar.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi, Gjergj Shkoza 32 vjeç, banues në Durrës.
Në ngarkim të shtetasit të mësipërm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese" mbetur në tentativë.
Shkoza, më datë 04.12.2017 në lagjen Nr.18, Durrës, ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





