Një 33-vjeçar nga Durrësi është depërtuar nga Belgjika drejt vendit tonë.

Sipas burimeve zyrtare policore, mësohet se bëhet fjalë për shtetasin A.S., vjeç 33, banues në Durrës.

Ai akuzohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 01.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 33, banues në Durrës, depërtuar nga Belgjika, pasi dyshohet se më datë 28.08.2017, në afërsi të PKK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.