Dy javë pasi u rrëzua aksidentalisht në banesën e saj një e moshuar në Durrës, ka ndërruar jetë fatkeqësisht në spital.
Policia informon se më datë 01.06.2018, ka vdekur në spital shtetësia K.K., vjeçe 71, banuese në fshatin Arapaj. Ajo ndodhej e shtruar në gjendje të rëndë që prej 18 majit, kur papritmas u rrëzua në banesën e saj.
Incidente të tilla të ngjashme kanë qenë jo të pakta në vendin tonë, ku kryesisht njerëzit në moshë më të thyer, humbasin ekulibrin dhe rrëzohen fatalisht nëpër shkallë apo ambiente të ndryshme, çka çon në pasoja të rënda për jetën e tyre.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





