Një 50-vjeçar nga Durrësi është aksidentuar teksa drejtonte biçikletën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 31.05.2018, në fshatin Shën Vlash, ku shtetasi F.D, vjeç 50, banues në Durrës, aksidentalisht, është rrëzuar me biçikletë.
Për pasojë, i aksidentuari i është drejtuar spitalit të Durrësit ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas është larguar për në banesë, pa probleme për shëndetin, siç informojnë blutë e qytetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





