Policia e Shijakut ka nisur procedimin penal për një 24-vjeçar nga fshati Ardhishtë. Mësohet se shtetasi M.R., në fshatin Ardhishtë ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Në cilësinë e provave materiale, blutë e Shijakut kanë sekuestruar 6 televizor plazma, 2 njësi qendrore kompjuterësh dhe 2 printer, që shërbejnë për printimin e biletave.

Materialet në ngrakim të të riut, u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Organizim i llotarive të pa lejuara” sipas nenit 197 të Kodit Penal.