Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se kryeministri Rama mashtron për vendet e punës në Shqipëri. Vasili tha se emigracioni masiv është një nga treguesit e papunësisë në vendin tonë, dhe si për situatën ekonomike.

"Vendet e punës janë në imagjinatën e Ramës. Punësimi është mashtrim publik i pacipë i Ramës. Janë mbi 1 milionë shqiptarë në 3 vitet e fundit që aplikojnë për Lotarinë Amerikane. Mes tyre ka të papunë, të rinj, person që edhe pse kanë një vend punë e shohin të pamundur jetesën këtu, etj. Dua të kujtoj se një sondazh i Gallup tregon se 56 % e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria. Çdo demagogji e mëtejshme e kryeministrit do të ishte një vetëvrasje e tij. Papunësia e të rinjve zyrtare është 28 % se realisht është më shumë se kaq. E vërteta është se kryeministri vazhdon të gënjejë shqiptarët për punësimit, duke qenë i vërtetë vetëm për një çështje, se numri i kriminelëve dhe trafikantëve është rritur, ndërsa vullneti i qeverisë për t’u luftuar ata është ulur. Kryeministri është gjithashtu shumë i sinqertë kur i pranon shqiptarëve se integrimi nuk është prioritet i tij, dhe mezi ç’pret që të mos hapen negociatat për të kthyer sytë e tij në anë të tjera, duke e kthyer Shqipërinë në rrethana shumë më të zeza se para vitit 1990."